*Nisja 27 Mars
Dita e pare 27 Mars
Nisja nga Elbasan ne oren 16.00 drejt pikes kufitare te Kapshtices. Ndalesa te ndryshme pergjate rruges per pushim dhe “per te mbajtur veten me te mira” duke kaluar nga Autostrada “Via
Egnatia” e cila pershkon disa qytete dhe lokalitete si Ksanthi, Aleksandroupuli etj, deri ne finishin e saj ne Kostandinopojen e Lavdishme. Mbarimi i procedurave doganore pikerisht aty ku Lumi
Evros eshte kufiri natyror dhe zyrtar midis Greqise dhe Turqise. Nisja drejt Stambollit me ndalesa te ndryshme pergjate rruges. Do ti drejtohemi pikes me te larte, aty ku merr jete shprehja “Hip ketu,e shif Stambollin”, ne Kodren e te Dashuruarve nga ku mund te shijoni nje pamje mahnitese te ketij qyteti Akomodimi ne hotel. Mbremje e lire.
*Dita e Dyte 28 Mars
Mengjesi ne Hotel. Mbas mengjesit do te fillojme me turin e qytetit ku do vizitohen monumentet historike dhe kulturore si: Xhamia Blu me 6 minarete e saj e ndertuar rreth shek. te 17 nga
Sulltan Ahmedi, Hipodromin i njohur si qendra sportive e Kostandinopojes ne kohen kur ishte kryeqender e Perandorise Bizantine, Basilika Cisterne e ndertuar nga Romaket qe ne shekullin e 6 per te furnizuar me uje qytetin, Hagia Sophia e ndertuar ne vitin 537 nga Perandori Justinian me stil tipik Bizantin e cila u konvertua ne Xhami ne kohen e pushtimit te Kostandinopojes.Mbasdite kthimi ne hotel.
Mbremje e lire.
*Dita e Trete 29 Mars
Mengjesi ne Hotel. Dita e sotme do te filloje me viziten e Muzeut Panorama 1453. Nje nder betejat dhe ngjarjet me historike boterore eshte pikerish Renia e Kostandinopojes, marrja e se
ciles nga Osmanet kerkoi nje beteje prej 53 ditesh, fuqi te shumta ushtarake si dhe humbje kolosale nga te dy palet.Per Perandorine Osmane, kjo beteje do te shenonte fillimet e nje
dinastije shume jetegjate. Muzeu si dhe Piktura tre-dimensionale ne piken me te larte te muzeut, jane nje atraksion historik te pa tjetersueshem.
Nisja drejt Akuariumit te Stambollit, I hapur në Prill 2011 I konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Diversiteti I specieve ujore te deterave qe lagin Turqine por dhe te shume deterave dhe oqeaneve te botes, krijon nje puzzle shumengjyresh te flores dhe bimesise.
Nisja drejt Pazarit te Mbuluar Kapali Carshi ose sic njihet ndryshe Pazari I Madh I cili është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në bote me mbi 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë
dyqane në një zone prej 30.700 m2 I cili tërheq mbi 400 mijë vizitorë në ditë. Kohe e lire dhe kthimi ne kembe ne hotel. Takimi ne hollin e hotelit ne ora 18:45 per tu transferuar me autobus
ne Krocieren e Bosforit per te shijuar nje nga mbremjet me te vecanta te Stambollit, “Nata Turke” show tradicional me muzike, kercime dhe ushqime e pije. Kthimi ne hotel mbas mesnate.
*Dita e katert 30 Mars
Mengjesi ne Hotel. Nisja drejt Bririt te Arte per te viztuar Pallatin DollmaBahce i njohur ndryshe si rezidenca e 6 Sulltaneve me te fuqishem te Perandorise Osmane gjate periudhes se Tanzimatit.
Kush ka ardhur ne Stamboll dhe nuk ka pare Stambollin nga Bosfori, nuk ka pare asgje.Nje xhiro me anije per rreth 1.5 ore ne ngushticen e Bosforit duke kaluar poshte Urave qe lidhin pjesen Evropiane me ate Aziatike. Mbas xhiros me anije, i drejtohemi qendres moderne te Stambollit e njohur si Sheshi Taksim ose sheshi i Republikes. Vizite e sheshit dhe rruges se tramit me te vjeter
ne Europe e mbushur plot me dyqane, njesi tregtare etj. Takimi ne fund te rruges per tu drejtuar Kulles se Gallates, e ndertuar fillimisht qe nga koha e Perandorit Bizantin Justinian. Vizite e Kulles
si dhe e lagjes se suvenireve me te famshme te Stambollit. Kthimi mbasdite ne hotel.
Mbremje e lire.
*Dita e Peste dhe e Gjashte 31 Mars – 1 Prill
Mengjesi ne hotel. Nisja drejt Selanikut me ndalesa pergjate rruges. Ndalesa dhe vizite e Kulles se Bardhe e cila ka nje histori krejt tjeter persa i perket emrit te saj. Kohe e lire per foto ne shetitoren ku ndodhet statuja e Aleksandrit te Madh. Mbasdite nisja drejt Elbasanit.
Fundi i programit.
Pagesa te programeve opsionale:
-Vizita ne Hagia Sofia, 15 euro per person
-Vizita ne Baziliken Cisterne, 20 euro per person
-Vizita ne Pallatin Dollma Bahce 32 euro per person
-Vizita ne Muzeun 1453 Panorama,15 euro per person
-Lundrimi ne Bosfor me anije gjate dites, 20 euro per person
-Vizita e Akuariumit, 25 euro per person
-Nata Turke ne Krocieren e Bosforit, 50 euro per person
Ast eshte nje agjensi turistike e themeluar ne vitin 2009 per shkak te shoqates se “Alpinizmit,Skive & Turizmit”. Nje shoqate kjo e krijuar nga dashamires te sportit,alpinizmit,natyres dhe bukurive natyrore te Shqiperise. AST vazhdon aktivitetin e saj tashme si nje agjensi e cila promovon Sportet si Hiking,Rafting,Skiing etj ne Shqiperi dhe me tej.