Programi :
Ecja do te filloje nga Qafe Shmil dhe do te ecim pergjate pyjeve me Ah , Geshtenje e Pisha !
Nga Qafe Shmil deri tek maja e madhe ngjitja parashikohet rreth 3 ore
Kthimi nga Maja e Madhe do te jete nga Gropat e Bores dhe zgjat 2 ore
Ne kthim do te ndalojme ne nje nga lokalet e Fshatit ku do te konsumojme ushqimet qe do te keni me vete por dhe mund te porosisni dhe gatimet tradicionale te zones ( sidomos Qulli me Arra )
Ast eshte nje agjensi turistike e themeluar ne vitin 2009 per shkak te shoqates se “Alpinizmit,Skive & Turizmit”. Nje shoqate kjo e krijuar nga dashamires te sportit,alpinizmit,natyres dhe bukurive natyrore te Shqiperise. AST vazhdon aktivitetin e saj tashme si nje agjensi e cila promovon Sportet si Hiking,Rafting,Skiing etj ne Shqiperi dhe me tej.