Dita e 1
Nisja nga Tirana në orën 06:30.
Nisja nga Durresi në orën 07:00. (Pagese extra 300 Leke/personi)
Nisja nga Elbasani në orën 05:45.
Gjatë rrugëtimit kemi një pushim rreth 20-30 minuta dhe më pas mbërrijmë në Grykën e Këlcyrës, ku do të kemi një ndalesë panoramike buzë lumit Vjosa.
Më pas drejtohemi tek Banjat e Bënjës. Banja Termale me vlera të larta kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të jugut te Shqiperisë.
Vizitë në kanionin e Langaricës.
Largohemi nga Kanioni dhe vizitojmë qytetin e luleve, me një shëtitje panoramike dhe pushimi të shkurtër, Përmetin. Konsumimi i drekës e më pas akomodimi në Hotel.
Në mbrëmje shkojmë në Festën e organizuar nga Bashkia dhe Ministria e Turizmit.
Dita e 2
Konsumimi i vaktit të mëngjesit.
Grupi i 1 niset për në majën e Nëmërçkës.
Grupi i 2 niset për të zhvilluar Rafting në lumin e Vjosës.
Rreth orës 17:00 nisemi drejt Tiranës, ku do të kemi dhe një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Ast eshte nje agjensi turistike e themeluar ne vitin 2009 per shkak te shoqates se “Alpinizmit,Skive & Turizmit”. Nje shoqate kjo e krijuar nga dashamires te sportit,alpinizmit,natyres dhe bukurive natyrore te Shqiperise. AST vazhdon aktivitetin e saj tashme si nje agjensi e cila promovon Sportet si Hiking,Rafting,Skiing etj ne Shqiperi dhe me tej.