📍MAJA E JORONISHTIT, ZAVALINË
❕Vendet e limituara sipas auto 4×4 që do kemi në dizpozicion. NXITONI TË REZERVONI.
Maja e Joronishtit është maja më e lartë e “vargmalit” të Shpatit 1881 m , pra 50 më e lartë se maja e Bukanikut në Gjinar
🌁Pamja që ofrohet është shumë e bukur pasi maja është e zhveshur dhe me sy të lirë shihen mjaft Qartë malet në një rrotullim 360 gradë
Tomorri , Valamarë , Mali Thatë , Shebeniku etj
Gjatë ngjitjes do na shoqerojë pejsazh shumë i bukur e i larmishëm por dhe me vënde legjendash të kahemotëshme , të cilat do ti tregojmë gjatë udhetimit 😉
Guri i Kopilit ka një pamje mjaft të çuditëshme dhe tërheqëse gjithashtu
Ecje pa vështirësi teknike por thjesht kërkohet si gjithmonë vetëm kondicion fizik dhe humor në grup 😍
🏔Parshikohet të ecet në Total 5 orë në kushte Debore
3 orë ngjitje dhe 2 orë zbritje
❗️KUJDES❗️
Siguroni veshje të përshtatëshme për borë, ndërresa,ushqim e ujë per një ditë.
Në kthim do qëndrojmë në lokalin e fshatit ku kush dëshiron mund të porosisë gatimet e fshatit dhe kush nuk do,mund të konsumojë ushqimin që mund të ketë marrë me vete.
Ast eshte nje agjensi turistike e themeluar ne vitin 2009 per shkak te shoqates se “Alpinizmit,Skive & Turizmit”. Nje shoqate kjo e krijuar nga dashamires te sportit,alpinizmit,natyres dhe bukurive natyrore te Shqiperise. AST vazhdon aktivitetin e saj tashme si nje agjensi e cila promovon Sportet si Hiking,Rafting,Skiing etj ne Shqiperi dhe me tej.