Dita e 1
Nisja nga Tirana në orën 06:30.
Nisja nga Durresi në orën 07:00. (Pagese extra 300 Leke/personi)
Nisja nga Elbasani në orën 05:45.
Gjatë rrugëtimit kemi një pushim rreth 10-20 minuta ne Fier dhe më pas mbërrijmë në qytetin antik te Bylisit. Me pas vazhdojme drejt grykes se Kelcyres ku do të kemi një ndalesë panoramike buzë lumit Vjosa.
Më pas drejtohemi tek Banjat e Bënjës. Banja Termale me vlera të larta kurative universale dhe një destinacion krejt të veçantë turistik të jugut te Shqiperisë.
Vizitë në kanionin e Langaricës.
Largohemi nga Kanioni dhe vizitojmë qytetin e luleve, me një shëtitje panoramike dhe pushimi të shkurtër, Përmetin. Konsumimi i drekës e më pas akomodimi në Hotel.
Shetitje ne mbremje ne Permet.
Dita e 2
Konsumimi i vaktit të mëngjesit.
Nisja per ne Erseke dhe Korce. Pas nje vizite ne Korce vazhdojme drejt Pogradecit per te konsumuar vaktin e drekes.
Rreth orës 17:00 nisemi drejt Tiranës, ku do të kemi dhe një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
Ast eshte nje agjensi turistike e themeluar ne vitin 2009 per shkak te shoqates se “Alpinizmit,Skive & Turizmit”. Nje shoqate kjo e krijuar nga dashamires te sportit,alpinizmit,natyres dhe bukurive natyrore te Shqiperise. AST vazhdon aktivitetin e saj tashme si nje agjensi e cila promovon Sportet si Hiking,Rafting,Skiing etj ne Shqiperi dhe me tej.