Musala ndodhet në Parkun Kombëtar Rila, i famshëm për liqenet e tij të bukur, florën dhe faunën e pasur. Ju mund të shihni specie të tilla si Pisha e Maqedonisë dhe Bredhi Bullgar, si dhe shumë zvarritës muri.
Duke qëndruar në 2,925 metra, Musala është jo vetëm maja më e lartë në Bullgari por edhe në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Në fakt, është vetëm 7 metra më e lartë se Mytikas në malin Olimp, Greqi. Emri i majës vjen nga fjala arabe Mus Allah, që do të thotë mali i Allahut. Ajo u emërua në atë mënyrë gjatë periudhës kur Bullgaria ishte pjesë e Perandorisë Osmane.
Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqipëtare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor me ekipin fantastik dhe energjik të AST Elbasanit dhe Alpine Guide Albania. Gjithësej morvn pjesë 60 pjesëmarrës ku prej të cilëve 44 vetë arritën të ngjisnin majën. Ishte një ngjitje sfiduese me disnivel 1600 m dhe me një distancë të përshkruar mbi 26 km për 12 orë.
Më duheshin disa ditë për të mbledhur “kockat” nga lodhja. Por edhe të shpallim zyrtarisht lajmin se jam GRUAJA E PARË ME AFTËSI NDRYSHE QË KA NGJITUR (PA TELEFERIK)MAJËN MË TË LARTË TË BALLKANIT- MUSALLA 2925LMB.
-Luljeta Ademi
Për herë të parë maja më е lartë e Ballkanit më gjithpërfshirëse se kurrë. Këmbët nuk ecin, ec shpirti. Sytë nuk shohin, sheh shpirti. Për ata që nuk e njohin Luani është i verbër por i sheh zemra e SHPIRTI!
-Luljeta Ademi